Kombëtarja e Kosovës në boks po zhvillon përgaditjet përfundimtare intensive për pjesëmarrjen në Lojrave Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen në Oran (Algjeri) nga data 25.06 – 07.07.2022. Në përgaditje janë boksierët: 52kg. Bashkim Bajoku, 57kg. Lorent Murati, 63kg. Shpetim Bajoku, 69kg. Patriot Behrami, se bashku me selektorin Besim Brahimi.
Sipas selektorit Besim Brahimi, ekipi i boksierëve është jashtëzakonishtë në formë të mirë dhe javën e fundit janë duke ushtruar dy herë në ditë. “Besojmë se do të jemi të gatshëm për këto gara dhe shpresojmë se do të kthehemi me më së paku dy medalje nga këto Lojra Mesdhetare”.
Në këto gara ka qenë e paraparë të marr pjesë edhe boksierja, Donjeta Sadiku, e cila muajin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit, të mbajtur në Stamboll të Turqisë. Për shkakë të një lëndimi në dorë gjatë përgatitjeve, Sadiku nuk do të marr pjesë në këto gara për çka e ka të ndaluar të garojë për të paktën një muaj. Krahas Donjetës, në Oran nuk do të udhëtojë as përzgjedhësi i femrave në boks, Faton Xhakli.
Ekipi i Kosovës do të udhëtoj me datën 21 Qershor, ku do të vazhdojnë me përgaditjet dhe adaptimin e klimës deri në fillimin e garave në boks me datën 26 Qershor.
Në këto gara të Lojrave Mesdhetare, drejtësinë do ta ndaj edhe gjyqtari ndërkombëtar (IBA) z. Latif Demolli.
Lista e boksierëve dhe zyrtarëve të cilët do të marrin pjesë në Lojrat Mesdhetare Oran 2022
FUNCTION | FIRST NAME | LAST NAME |
Boxer 52kg. | BASHKIM | BAJOKU |
Boxer 57kg. | LORENT | MURATI |
Boxer 63kg. | SHPETIM | BAJOKU |
Boxer 69kg. | PATRIOT | BEHRAMI |
Coach | BESIM | BRAHIMI |
Referee | LATIF | DEMOLLI |