Boksieri Shpetim Bajoku kalon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

Boksieri kosovar Shpëtim Bajoku, i klubit të boksit “Gollaku” ka gjasa të dekorohet me medalje në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Algjeri.

Ai ka kaluar në gjysmëfinale të këtij kampionati, ku mposhti Essam Amen nga Egjipti, transmeton KlanKosova.tv.

Ai tash përballë vetes në kategorinë -63 kilogramë do ta ketë të enjten algjerianin Abdelli.

Ka 31 vjet që asnjë kosovar nuk e ka arritur këtë pikë, e i fundit më 1991 ka qenë Ilir Mustafa.