Përfaqësuesja e Kosoves në boks mori pjesë me 4 boksier në L.M.Oran 2022 dhe arriti rezultate: Medalja e bronzët vendi i 3 Shpetim Bajoku, vendi i 5 Bashkim Bajoku dhe 2 vende të 7 Lorent Murati dhe Patriot Behrami.
Shpëtim Bajoku arriti pas 31 viteve të sjell medalje nga Lojrat Mesdhetare në Kosovë. Edhe pse në gjysmëfinale u dëmtua nga gjyqtarët në duel me boksierin vendor të Algjerisë Abdelli Yahia, dhe mbeti me medalje të bronzët shkëlqimin e ka si të arit për arsye se është medalja e parë në boks e Lojrave Mesdhetare e Republikës së Kosovës.
Përfaqësuesja e Kosovës në boks e përzgjedhur nga selektori i Kombëtares Besim Brahimi në Lojra Mesdhetare u përfaqesua me 52kg.Bashkim Bajoku në luftë për medalje humbi duelin e barabartë 2 me 1 dhe i takoi vendi i 5 ne L.M.Oran 2022 që është sukses i madh i boksierit të ri dhe FboxK, selektori pret në të ardhmen rezultate kulminante nga B.Bajoku.
Poashtu 57kg.Lorent Murati shkëlqeu me pjesëmarjen e tij dhe zuri vendin e 7 në L.Mesdhetare që është sukses i ketij talenti i cili në këto gara u dëmtua nga gjyqtarët vendor me rezultat 2 me 1, kjo ishte pjesëmarja e parë e L.Muratit në gara të medha ndërkombëtare si senior, selektori Brahimi është i kënaqur me boksin që tregoi ky trimë i ringut dhe pret në të ardhmen rezultate nga ky talent i boksit.
Në 69kg.Patriot Behrami me përvoj dhe rezultate ndërkombëtare ka qen mirë i përgaditur për keto gara po për fat të keq qysh në duelin e parë ju paraqit lëndimi i më hershem në kurriz dhe nuk mundi të tregoi boksin që din ta zhvilloj dhe në këto Lojra Mesdhetare zuri vendin e 7.
Selektori Besim Brahimi u nda i kënaqur me boksin dhe formën që treguan boksieret tanë në Lojrat Mesdhetare Oran 2022, poashtu është i kënaqur që me boksierin Shpetim Bajokun bëri histori duke sjell medalje të Lojrave Mesdhetare pas 31 viteve në Kosovë.
Drejtësinë në Lojrat Mesdhetare me notë të lartë ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.