Klubi i boksit Prishtina ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për turneun që do të mbahet me 24 qershor.
Drejtuesit e këtij klubi thonë se gjithçka është gati dhe pritet të marrin pjesë boksierë të mirë.
“Klubi i boksit Prishtina do të organizon turneun e boksit me 24 qershor, para Teatrit Kombëtar.
Meçet fillojnë nga ora 13:00
Gjyqtarë që do të ndajnë drejtësinë janë: Agim Shala, Marigona Beadini, Rasim Rrustemi, Fadil Bekteshi, Filip Nue; delegat Fadil Syla”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.