Donjeta Sadiku dha maksimumin, por nuk mjaftoi që të sigurojë medaljen dhe normën olimpike Paris 2024 në Lojërat Evropiane #Krakow2023.
Boksierja jonë u mund nga medalistja e artë e Lojërave Olimpike Rio 2016, Estelle Mossely, kategoria -60 kg.
Sadiku dominoi raundin e tretë, por ishte e pamjaftueshme, për shkak të dy raundeve të para, të cilat sipas gjyqtarëve i takuan francezes.
Donjeta përfundoi e pesta në Lojërat Evropiane, ndërsa normën olimpike do ta kërkojë në turnet e radhës të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
I urojmë më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare.