Kosova me dy boksier në çerekfinale në luftë për medalje të Kampionatin Evropian për shkollat që po zhvillohet nga 15 deri më 26 gusht 2023 në Maribor (Slloveni).
Sot, më 22 gusht nga ora 15: 00 në çerekfinale në luftë për medalje Kosova paraqitet me dy boksier Ensar Badallaj në kategorinë 57 kilogramë kundër boksierit nga Izraeli Kikis Orel, dhe Flori Tarani në kategorinë 60 kg bokson kundër boksierit nga Armenia Karapetyan Arsen, raporton KosovaPress.
Selektori Besnik Vranovci beson dhe shpreson se boksieret kosovar do të korrin fitore dhe të sigurojnë medalje.