Kosova me 5 medalje nga Kampionati Ballkanik Albena 2023.
Sot në finale të Kampionatit Ballkanik në Albena të Bullgarisë në ring për titullin të Kampiones Ballkanike u paraqit Donjeta Sadiku kundër boksieres nga Ukrania Dovgal Tetiana.
Donjeta bëri boks të mirë gjatë tre raundave dhe shpesh e solli në gjendje të palakmueshme kundërshtaren dhe në raundin e dyt e solli në nokdaun, dhe me rezultat unanim u shpall fituese dhe u stolis me medalje të artë dhe titull Kampione Ballkanike 2023.
Kosova në Kampionatin Ballkanik Albena 2023 fitoi 5 medalje,1 medalje të artë Donjeta Sadiku dhe 4 të bronzëta 54kg.Bashkim Bajoku, 67kg.Shpetim Bajoku, 71kg.Patriot Behrami dhe 86kg. Taulant Jakupi.
Poashtu gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli u shpërblye me mirënjohje për ndarje të drejtësinë në kët Kampionat Ballkanik