Biseduan për arritjet e boksit kosovar ndër vite si dhe për përgatitjet e ekipit tonë për Lojërat Olimpike, Paris 2024.
Gjatë takimit u diskutua rreth sfidave aktuale në të cilat është duke kaluar boksi në nivel ndërkombëtar, si dhe shtjelluan mundësitë reale të bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejmë të boksit në vend.
Gjithashtu u diskutua rreth barrierave me të cilat përballet boksi kosovar për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare. Theks i veçantë iu dha pjesëmarrjes së ekipit tonë në Kampionatin Evropian të Boksit që vitin tjetër do të mbahet në Serbi.
MKRS dhe FBK shprehën gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me FEB dhe strukturat tjera ndërkombëtare në mënyrë që të tejkalohet qasja diskriminuese me të cilën po përballen sportistët tonë.