Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) ka filluar të gjitha përgatitjet për turneun tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ky turne do të jetë i 25-ti me radhë dhe do të mbahet më 4 dhe 5 nëntor në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë
Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë boksierë nga Kosova, Bullgaria, Polonia, Suedia, Austria, Zvicra, Sllovakia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.
Garat zhvillohen:
E Shtunë 04 Nëntor ora: 16:00 – Gjysmë finalet
E Diele 05 Nëntor ora: 12:00 – Finalet