Kanë përfunduar edhe meçet finale të turneut të boksit “Adem Jashari”.
Ky turne mbahet nën patronatin e kryeministrit,dhe falenderojmë Ministrin e Sportit për përkrahje.
Për dy ditë me radhë ky turne, i 25-ti me radhë u zhvillua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Pjesëmarrës ishin boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra,Bullgaria dhe Sllovaki
Boksieri më i mirë u shpall Shpëtim Bajoku, tekniku më i mirë u shpall Erik Katona nga Sllovakia.ndërsa çifti më luftarak ishte dyshja Taulant Jakupi dhe Ukë Smajli.
Boksieri më perspektiv u shpall Useid Nika nga Shqipëria. Boksieri më i mirë i huaj Alim Nasufi nga Maqedonia e Veriut, kurse boksieri më përspektiv Loris Idrizi.
Boksierët më të mirë të turneut u shpërblyen edhe me mjete financiare.