DONJETA SADIKU NË KAMPIN PËRGADITOR NDËRKOMBËTAR NË SOFIA (BULLGARI)

Boksierja Donjeta Sadiku së bashku me trajneren Marjola Sallauka në mbështetje të KOK nga 23 janari deri me 02 shkurt janë në përgaditje në kampin ndërkombëtar në Sofia (Bullgari).

Këto përgaditje janë të mirëseardhura për Donjeta Sadikun e cila nga 04-12 shkurt do të marrë pjesë në turneun e madh ndërkombëtar “STRANDJA” në Sofia Bullgari.

Donjeta Sadiku njëra ndër kandidatet kryesore dhe bursistja e KOK për Lojrat Olimpike

Këto përgaditje dhe pjesëmarrja në turne ndërkombetare i nevojiten të ruaj formën dhe të vazhdojë me përgaditje që të jetë sa më e gatshme për garat kualifikuese pë Lojrat Olimpike Parisi 2024, që do të mbahen nga 02-12 Mars në Busto Arzizio, Itali.