Shpetim Bajoku nuk arriti të vazhdojë rrugëtimin drejt normës olimpike Paris 2024 në turneun botëror kualifikues të boksit, që po mbahet në Arsizio të Italisë.
Bajoku pësoi humbje nga kampioni i botës 2023, Ruslan Abdullayev i Uzbekistanit, në rrethin e tretë të kategorisë -63.5 kg.
Shpetimi do të ketë edhe një rast, në turneun e dytë botëror kualifikues, që mbahet në Bangkok të Tajlandës në muajin maj.