Kosova do t’ia mësyjë me tetë boksierë Evropianit të Beogradit

Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se do të marrë pjesë me tetë boksierë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Beograd të Serbisë.

Kjo ngjarje do të zhvillohet nga data 15 prill deri më 29 prill të këtij viti.

Ndërkohë, para nisjes së turneut, Federata e Boksit i ka dërguar letër Federatës Ndërkombëtare të Boksit, Federatës Evropiane dhe asaj të Serbisë që të zbatohen masat dhe udhëzimet që sportistët kosovarë të përfaqësohen me emblemë të Kosovës, njësojë si të tjerët.

Kjo pasi në të kaluarën sportistët kosovarë, sidomos ata nga boksi nuk ishin lejuar që të garojnë me standarde të njëjta sikurse pjesëmarrësit e tjerë.

“Federate e boksit me 29.02.2024 ka dërguar letër officiale Federatës ndërkombetare IBA, Federatës Europiane EUBC, Federatës së boksit të Serbisë ,ku ishin të informuar dhe Ministria e Rinis Kuturës dhe Sportit MKRS, Ministria e punëve të jashtme të Kosovës ku FBOXK ka kërkuar qe të zbatohen masa dhe udhëzime strikte që garantojnë mundësit të barabarta për të gjithë sportistët, pavarësisht nga gjinia, kombësia apo çdo karakteristikë tjetër që mund të jetë bazë për diskriminim, të lejohet Përfaqesimi I kombetarës me uniforma dhe embleme të Republikës së Kosovës si të gjitha shtetet pjesëmarrëse”, thuhet në njoftim.

Ky është ekipi i Kosovës:

1.Boksier 54kg. Bashkim Bajoku

2.Boksier 67kg. Shpetim Bajoku

3.Boksier 71kg. Patriot Behrami

4.Boksier 75kg. Jozef Rrasi

5.Boksier 86kg. Taulant Jakupi

6.Boksier 92kg. Donat Syla

7.Boksier +92kg. Shpejtim Shabani

Femrat:

8.Boksiere 60kg. Donjeta Sadiku

9.Trajner -Musli Zymberi

10.Trajner Faton Xhakli

11.Trajnere  Marjola Sallauka

12.Gjyqtar Latif Demolli