Njoftohen të gjithë trajnerët e boksit që janë në klubet e regjistruara në FBOXK. Më datën 29 dhjetor mbahet kuvendi zgjedhorë i shoqatës së trajnerëve me fillim prej orës 12:00 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë.
Tē drejtë vote kanë vetëm nga një përfaqësues. (Gjithsejt janë 31 klube). Kandidatët që kanë dëshirë të konkurojnë për të parin e shoqatës, duhet të posedojnë fletëdelegimin nga klubi amë (cilit klub i përket). Kuvendi e ka vetëm një pikë të rendit të ditës, Zgjedhja e organeve të shoqatës (kryetari, nënkryetari dhe sekretari)