MBYLLET EDICIONI I 17-TË I TURNEUT “PAVARËSIA”

Me organizim të Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u zhvillua edicioni i 17-të i turneut tradicional të boksit “Pavarësia”.

Ky turne mblodhi boksierë nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, të cilët zhvilluan duele të forta, duke treguar nivel të lartë garues.

Në përmbyllje të aktivitetit, u ndanë çmimet individuale për më të mirët:

🏆 Boksieri më i mirë – Shpëjtim Bajoku (KOS)

🏆 Tekniku më i mirë – Ahmed Koçi (ALB)

🏆 Çifti më luftarak – Shpejtim Shabani (KOS) – Arian Gashi (KOS)

🏆 Boksieri më i mirë i huaj – Erijon Saidi (MKD)

🏆 Boksieri më Fair Play – Latin Ivanov (BUL)

Me këtë edicion të suksesshëm, turneu “Pavarësia” konfirmoi edhe një herë rëndësinë e tij në skenën e boksit vendor dhe ndërkombëtar.