DITA E TETË E PËRGATITJEVE TË BOKSIERËVE TË KOMBËTARES SË KOSOVËS
Një delegacion i FBoxK-së, i kryesuar nga presidenti Ramadan Selimi po zhvillon një vizitë në kampin përgatitor të kombëtares së Kosovës në boks.
Selimi i shoqëruar nga nënkryetari Sylejman Voca, dhe anëtarët e bordit Nadir Shllaku e Latif Demolli, kanë arritur rreth orës 13:30 në Durrës, ku në Hotel Kosmira po zhvillon përgatitjet kombëtarja jonë.
Gjatë vizitës, Selimi ka përgëzuar selektorin Shefki Bogujevci dhe ndihmësin e tij Kreshnik Shala për përkushtimin dhe angazhimin e tyre.
I pari i FBoxK-së poashtu ka ofruar mbështetjen e pakursyer të këtij institucioni në mbështetje të tyre drejt rrugëtimit për Tokio 2020.
Përveç seancës së drekës, delegacioni i FBoxK-së do të qëndrojë edhe në seancën e mbrëmjes në palestër për të përcjellur ecurinë e përgatitjeve.