PO VAZHDON KURSI PËR ADMINISTRATORË SPORTIV

PO VAZHDON KURSI PËR ADMINISTRATORË SPORTIV

 

Në ditën e dytë të punimeve të kursit për administrator sportivë, theksi I veçantë I është dhënë planit strategjik të Federatës së Boksit të Kosovës.

Duke folur për prezantimin dhe rëndësinë e të pasurit e një plani të tillë, fillimisht të pranishmëve u është drejtuar presidenti I KOK-ut Besim Hasani, I cili duke provokuar edhe bashkëbisedimin më 24 pjesëmarrësit e këtij kursi, nxorri konkluza, të cilat do t’I shërbejnë FBoxK-së në procesin e ardhshëm 4 vjeçar të zhvillimit.

Gjatë punimeve 8 orëshe në ditën e sotme, poashtu është planifikuar që të flitet për diagnozën dhe mjedisin ku ushtron aktivitetin e vet Federata e Boksit e Kosovës.

Duke bërë përpjekje për krijimin e një strategjie serioze të punës së FBoxK, në këtë kurs është bërë e ditur që për përpilimin e saj, si bazë do të shërbejë procesi për krijimin e strategjisë së KOK-ut, vite më parë.

Hapësirë për të biseduar dhe dhënë komentet e sygjerimet e tyre, do të kenë edhe të pranishmit që do të flasin për vlerat, vizionin, misionin dhe objektivat strategjike për Federatën e Boksit të Kosovës. Punimet e Kursit bazik për administratorë sportive të Federatës së Boksit të Kosovës, do të vazhdojë edhe të dielën në Hotel Sirius, nga ora 09:00 deri në 19:00, kur do të bëhet edhe kontrolli dhe vlerësimi i planit strategjik.

DSC_0001

DSC_0002

DSC_0003

DSC_0004

DSC_0013

DSC_0018

DSC_0020

DSC_0025 DSC_0028

DSC_0030 DSC_0037 DSC_0040

DSC_0061 DSC_0069

DSC_0081