SEMINARI DHE KOLLOKFIUMI PËR GJYQTAR ,DELEGAT DHE MJEK SPORTIV

Federata e boksit e Kosovës përkatësisht Shoqata e gjyqtarëve të boksit të shtunden me 11.03.2017 në ora 10:00 në Shtëpine e Sporteve në Prishtinë do të organizoj seminarin dhe kollokfiumin(provimet) për gjyqtarë ,si dhe seminare për ,delegate dhe mjek sportivë, dhe pranimin e disa gjyqtarëve të rinje.Në kët seminar janë ftuar të marrin pjesë 24 gjyqtarë të boksit ,4 delegat dhe 3 mjek sportivë.
Para fillimit të sezonit pranveror të garave në boks shoqata e gjyqtarëve mban seminarin dhe kollokfiumin (ripertrirje të diturise ,provime) për gjyqtare të boksit që të jenë sa më të afte për gjykimin real dhe drejtimin e meqeve gjatë sezonit pranveror,si dhe njohjen me ndryshimet e rregullave më te reja ne AIBA.
Ligjerues për gjyqtar do të jenë gjyqtarët me licence ndërkombëtare AIBA Latif Demolli dhe Rrustem Konjuhi AIBA, ndërsa tema kryesore të këtij seminari ishin”Ndryshimet dhe plotsimet e disa rregullave teknike në boks”.
Latif Demolli do të ligjeroj për ndryshimet e kategorive që nga muaji nëntor 2017 në Mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të AIBA-se kane ndryshuar disa rregulla teknike në boks,pastaj Demolli do të ligjeroj per klasifikimin e boksierëve sipas moshave dhe disa nene të ndryshuara në rregulloren teknike të AIBA-se.
Ndërsa Rrustem Konjuhi ligjeron për ndryshimet e rregullave teknike gjatë mbajtjes së meqeve dhe gabimet e gjyqtarëve në listat poentuese, dhe me aparatet elektronike kompjuter.
Në kët seminar të gjithë gjyqtarët do të hynë në kollokfiumit (provimeve) në 10 pyetje nga rregullat teknike dhe poentimit me aparate elektronike (kompjuter).Ndërsa me 25.03.2017 në turneun ndërkombëtar do të ju nënshtrohen provimeve praktike (meqeve në ring).
Poashtu do të bëhet edhe pranimi i disa gjyqtarëve të rinje ku në mesin e tyre do të jenë dhe 2 gjyqtare femra,së pari do të paisen me skripten e rregullave teknike të boksit për gjyqtare,pastaj do të hynë në provime teori dhe në meqet e boksit vendor do të hynë në provime praktike.
Në këtë seminar delegateve do të ju ligjeroj Sylejman Voca ku do te ligjeroj mbi punën e delegatit para fillimit të meqit dhe deri me perfundimin e meqit dhe kompetencat e tyre , ndersa për mjek sportivë dok.Agron Kamberi do të ligjeroi për kontrollimet mjekesore gjatë nji viti dhe kontrollimet para meqeve që janë të domosdoshme.
Ky seminar është i rëndësishëm për gjyqtarë dhe delegat dhe gjyqtarët dhe delegatët të cilët kalojnë këto provime do të kenë mundësi të hynë në provime për gjyqtarë ndërkombëtar sepse i plotsojnë të gjitha kushtet si nga përvoja ashtu edhe nga mosha ,dhe do të thiret një komision nga AIBA që do ti licencoj këta gjyqtarë të cilët mendojmë se 4 prej tyre janë në mesin e më të mirëve në Europe.
Po ata gjyqtarë të cilët nuk tregojnë dituri të nevojshme në këtë seminar dhe provime nuk kanë drejtë të ndajnë drejtësinë në sezonin pranveror deri në seminarin e dytë që mbahet në shtator.

 

17098585_1647499445279428_1898391654312501240_n

17191186_1647493051946734_3474223015598569711_n

17191448_1647493125280060_8063537738326254181_n

17203147_1647493205280052_2245420002604490647_n