Zëvendësministrja Daulina Osmani sot priti në takim Presidentin e Federatës Evropiane të Boksit, Ioannis Filippatos.
Biseduan për arritjet e boksit kosovar ndër vite si dhe për përgatitjet e ekipit tonë për Lojërat Olimpike, Paris 2024. Gjatë takimit u diskutua rreth sfidave aktuale në të cilat është duke kaluar boksi në nivel ndërkombëtar, si dhe shtjelluan mundësitë reale të bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejmë të boksit në vend. Gjithashtu u diskutua rreth barrierave me të cilat përballet boksi kosovar për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare. Theks i…