Xhoxhaj fiton pa luftë e Dautaj pëson humbje
Boksierët e Kosovës. sot u paraqitën në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrullahoviq –Talijan” në Sarajevë. Në kategorinë 57 kg Lumturim Xhoxhaj fitoi pa luftë. Boshnjaku Alen Slivo nuk u paraqit në ring. Në kategorinë 86 kg Arnis Dautaj pësoi humbje nga kazaku Viktor Litvinov. Nesër do të boksojnë Patriot Behrami (71 kg) kundër austriakut Martin Laskajt.