Donjeta Sadiku, medaliste e bronztë e botës
Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë. Boksierja jonë u mund nga amerikania, Rashida Ellis, kategoria -60 kg. Sadiku ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Botëror, pasi me tri fitore të shënuara, kishte siguruar medaljen e bronztë të botës, suksesi më i madh në histori të boksit kosovar. KOK përgëzon Sadikun dhe gjithë komunitetin e boksit për suksesin historik.