Delegacioni i boksit arrin në Prishtinë, dërgohen në karantinë tek Qendra e Studentëve në Prishtinë
Delegacioni i boksit është kthyer para pak çastesh nga Londra në Prishtinë, me aeroplanin privat të ish-zëvendës kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Ekipi i boksit ndodhej në Londër, ku po merrte pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, por që organizatori vendosi të hënën të pezullojë garat shkaku i përhapjes së koronavirusit Covid-19. Falë bashkëpunimit të presidentit të KOK-ut, Besim Hasani me ministren për Kulturë, Rini e…