Ministri Çeku ka zhvilluar takim me kryetarin e Federatës së Boksit të Kosovës, Enver Krasniqi.
Ata diskutuan për aktivitetet e këtij viti në federatë, arritjet ndërkombëtare, infrastrukturën e sportit dhe reformën në sport. Biseduan po ashtu për vazhdimin e bashkëpunimit të mirëfillt edhe në vitet e ardhshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit të boksit në Kosovë.