Patriot Behrami u shpall boksieri më i mirë i turneut jubilar ndërkombëtar, “Adem Jashari”
Boksierit tonë, Patriot Behrami, i ka takuar çmimi i më të mirit në edicionin e 20-të të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”, kushtuar komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Turneu jubilar i organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës u mbajt të shtunën dhe të dielën në Palestrën Minatori në Mitrovicë, në pjesëmarrjen e 10 shteteve. Ndër figurat e larta të politikës dhe sportit, i pranishëm ishte edhe…