Boksieri i Kosovës, Laurit Murati ka pësuar disfatë në luftën e parë në Kampionatin Ballkanik që ka nisur të mërkurën në Albena të Bullgarisë. Murati i kategorisë 60 kilogramë pësoi disfatë nga boksieri rumun, Iulian Barsnescu.
FEDERATA E BOKSIT E KOSOVËS VAZHDON ME GARA SIPAS KALENDARIT TË GARAVE 2023
KLUBI I BOKSIT “DUKAGJINI” KLINË ORGANIZON TURNEUN NDERKOMBËTAR TË BOKSIT KUSHTUAR DËSHMORËVE “SYLË,IDRIZ.MILAZIM BALAJ” ME 01.Tetor 2023 Pjesa vjeshtore e garave fillon me turneun memorial ndërkombëtar kushtuar dëshmorëve “Sylë, Idriz, Milazim Balaj” që e organizon klubi i boksit “Dukagjini” Klinë me 01.Tetor 2023, në Palestren e Sporteve “Adem Jashari”në Klinë me fillim në ora 13:00. Drejtori i klubit Hajdin Balaj ka ftuar boksierët nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi,…
Kosova fitoi 9 medalje në Turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahović -Talijan”Sarajevo 06-10.09.2023
Sot në finale të seniorëve boksoi 54kg.Bashkim Bajoku i cili mundi me ndërprerje në raundin e 3 boksierin nga Bosna e Hercegovina Vranjes Leon dhe fitoi medaljen e artë, në 86kg. Taulant Jakupi korri fitore bindëse kunder boksierit nga Serbia Bojan Stanojlović. Kosova fitoi 9 medale: 4 medalje të arta Bashkim Bajoku,Taulant Jakupi për senior dhe Lumturim Zxhoxhaj, Donat Syla për të rinjë U18. 1 medalje të argjentë Rexhep Morina….
Xhoxhaj fiton pa luftë e Dautaj pëson humbje
Boksierët e Kosovës. sot u paraqitën në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrullahoviq –Talijan” në Sarajevë. Në kategorinë 57 kg Lumturim Xhoxhaj fitoi pa luftë. Boshnjaku Alen Slivo nuk u paraqit në ring. Në kategorinë 86 kg Arnis Dautaj pësoi humbje nga kazaku Viktor Litvinov. Nesër do të boksojnë Patriot Behrami (71 kg) kundër austriakut Martin Laskajt.
MBLEDHJA E RREGULLT E BORDIT TË FBOXK
Me 02.09. 2023 Bordi i FBOXK mbajti mbledhjen e rregullt, në rend të ditës ishi disa pika : Nder to ishte edhe dorëheqja e pa revokushme e selektorit Besim Brahimi nga posti i selektorit të përfaqesueses së Kosovës në boks. Bordi i FBOXK mori vendim që selektorit Besim Brahimi ti miratohet dorëheqja e pa revokushme nga selektori i përfaqesueses së Kosovës në boks, dhe si ushtrues detyre emnoi Musli Zymberin…
IOC cakton datat dhe vendet mikpritëse për rrugëtimin e boksit për LO Paris 2024
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ka caktuar vendet mikpritëse dhe datat për turnetë kualifikues botëror të boksit për në Lojërat Olimpike Paris 2024. Për shkak të pezullimit të Federatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA) nga IOC, edhe këtë herë garat kualifikuese për LO Paris 2024 i organizon ‘task forca’ e aranzhuar nga IOC. Kështu, turneu i parë kualifikues botëror do të mbahet në Busto Arsizio të Italisë, prej 29 shkurt deri më…
Përgaditjet bazike të Kombëtares së boksit në Brezovicë 28.08. – 04.09.2023
Boksierët-ret e përfaqesuesës së Kosovës të të gjitha grupmoshave po zhvillojn përgaditjet e përbashketa bazike në Brezovicë 28 gusht-04Shtator 2023. Ne Brezovicë pergaditen 28 boksierë senior, junior,të rinjë dhe 7 vajza,nën udhëheqjen e selektorit të femrave Faton Xhakli,trajnerit Niman Feka,keto dit i bashkangjitet dhe trajneri Nazim Halili. Poashtu nga 24 gushti në përgaditje të përbashkëta në Prizren gjinden bosierët senior dhe të rinjë (Youth),nën udhëheqjen e trajnerit Mehmet Haxhani dhe…
BADALLAJ I ARGJENDTË
Boksieri ynë, Ensar Badallaj, fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian për shkollarë, të mbajtur në Maribor të Sllovenisë. Badallaj shënoi tri fitore, ndërsa u mund në finale nga Florin Almeanu i Rumanisë, kategoria -57 kg. Ensari dëshmoi se ka të ardhme të ndritur në boksin kosovar. Drejtësinë gjatë Kampionatit dhe në finale e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli. Urime Ensarit, përzgjedhësit Besnik Vranovci dhe FBOXK-së.
Ensar Badallaj lufton sot për medaljen e artë në Evropianin e boksit
Boksieri ynë, Ensar Badallaj do të boksojë sot për medaljen e artë në Kampionatin Evropian të boksit në grupmoshat U15. Badallaj bokson sot në finale të këtij Evropiani që po mbahet në Maribor të Sllovenisë, ku përballë e ka boksierin nga Rumania, Florin-Nelu Almeanu. Badallaj dhe Almeanu ngjiten në ring sot me fillim nga ora 17:30.
Ensa Badallaj siguron finalen e Kampionatit Evropian të boksit
Ensar Badallaj është kualifikuar për në finale të Kampionatit Evropian për shkollar në Maribor (Slloveni) Në gjysmëfinale në kategorinë 57 kilogramë. Ensar Badallaj boksoi kundër boksierit nga Ukraina Bilohub Viktor të cilin e mposhti me rezultat unanim 5:0 ku tregoi një boks cilësor dhe luftarak dhe gjatë tre raundeve luftoi fuqishëm dhe me plot meritë u kualifikua për finalen e madhe, raporton KosovaPress. Me 25 gusht në finale Badallaj bokson…