Donjeta Sadiku ka kaluar edhe pengesën e dytë në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023. Boksierja jonë ishte bindshëm më e mirë se sa zvicerania, Anna Jeni, kategoria -60 kg. Sadiku u kualifikua në çerekfinale dhe tani është një fitore larg sigurimit të medaljes dhe normës olimpike. Meçin e saj nga afër e ndjeki edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.
Sadiku e Bajoku – gati për sfidat në Lojërat Evropiane
Boksierja Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku synojnë fitore në Lojërat Evropiane, që po mbahen në Krakow të Polonisë. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, tha se janë të përgatitur mirë për sfida shumë të forta që i presin nesër. “Nesër me 26 qershor bokson në 60 kg Donjeta Sadiku kundër boksieres nga Zvicra, Julia Jenni Nna. Në 51 kg Bashkim Bajoku për kundërshtar ka francezin…
Patriot Behrami garoi sot në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Boksieri ynë, u mund nga francezi, Makan Vie Traore, kategoria -71 kg. Garën e tij dhe të Shpetim Bajokut, nga afër i ndjekën edhe drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin, Ismet Krasniqi.
Shpetim Bajoku ka përfunduar garimin në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Boksieri ynë pësoi humbje nga turku Kagan Bilge Kangli, me rezultat 3:2, kategoria -63.5 kg. Bajoku fitoi raundin e parë, e humbi të dytën, ndërsa për raundin e tretë, gjyqtarët fitoren ia dhanë boksierit Kagan. Sidoqoftë, me boksin e shfaqur sot, por edhe të premten, Shpetimi, mbetet shpresa jonë e madhe e boksit dhe sportit të Kosovës, ku urojmë që ai në turnet kualifikues olimpik, të fitojë normën olimpike për…
Dy boksierët tanë, Altini Shala dhe Taulant Jakupi, kanë garuar sonte në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Të dy dhanë maksimumin, por që nuk arritën të triumfojnë. Shala përkundër se ishte duke fituar në dy raundet e para, një gabim në raundin e tretë i kushtoi me humbje nga Daniel Ilyushonok i Izraelit, kategoria -80 kg. Jakupi u mund nga Robert Williams i Britanisë së Madhe, kategoria -92 kg. Për të dy garuesit, pjesëmarrja në LE ishte përvojë e mirë për garat e ardhshme.
Shpetim Bajoku e ka nisur mbarë garimin në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Boksieri ynë mundi kroatin Matea Komadina, 4:1 me pikë, kategoria -63.5 kg. Bajoku u kualifikua në mesin e 16 boksierëve më të mirë dhe për të siguruar medaljen i duhen edhe dy fitore.
Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë garimin në Lojërat Evropiane Krakoë 2023.
Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë garimin në Lojërat Evropiane Krakoë 2023. Boksierja jonë shënoi fitore ndaj Shona Ëhitëell të Britanisë së Madhe, me vendim unanim të gjyqtarëve. Sadiku dominoi në të tria raundet, për çka u vlerësua edhe nga gjyqtarët. Donjeta u kualifikua në 1/16 e finales, për çka I duhen edhe dy fitore për të siguruar medaljen dhe normën olimpike Paris 2024. Pas rreth…
Prishtina gati për turneun e boksit
Klubi i boksit Prishtina ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për turneun që do të mbahet me 24 qershor. Drejtuesit e këtij klubi thonë se gjithçka është gati dhe pritet të marrin pjesë boksierë të mirë. “Klubi i boksit Prishtina do të organizon turneun e boksit me 24 qershor, para Teatrit Kombëtar. Meçet fillojnë nga ora 13:00 Gjyqtarë që do të ndajnë drejtësinë janë: Agim Shala, Marigona Beadini, Rasim…
Turneu memorial i boksit ” KOMANDANT DRINI “17 Qershor 2023.
Klubi i boksit “ Prizreni” Prizren organizoi turneun tradicional “Ekrem Rexha-komandant Drini” sot me 17 qershor 2023,në Palestren e Sporteve “Sezai Surroi” Prizren. U zhvilluan gjithsejtë 13 duele ku pjesëmarrës ishin edhe boksieret nga Shqipëria. U tregua boks i mirë dhe cilsor. Në fund juria shpalli edhe boksierët më të mirë të turneut: 1.Boksieri më i mirë: Lumturim Xhoxhaj 2.Tekniku më i mirë: Ahmet Koçi 3.Qifti luftarak: Getoar Kryeziu-Bujar Hekuri…
Turneu memorial i boksit “KOMANDANT DRINI “17 Qershor 2023.
Klubi i boksit “ Prizreni” Prizren do të organizoj turneun tradicional “Ekrem Rexha – komandant Drini” me 17 qershor 2023 në Palestren e Sporteve “Sezai Surroi” Prizren, duelet fillojnë nga ora 18:00 Peshimi i boksierëve : 13:00 – 14:00 Gjyqtarë: 1.Agim Shala 2.Agim Tahiraj 3.Granit Qorri 4.Luan Krasniqi 5.Agron Nushi Delegat: Nadir Shllaku