FEDERATA E BOKSIT E KOSOVËS – NJOFTIM

Federata e Boksit e Kosovës njofton të gjitha klubet e boksit që nga data 10 korrik 2023 deri me 10 gusht 2023 do të jenë ditë pushimi për klubet e boksit, dhe mund ti lëshojn garuesit në pushime, për arsye se nuk do të ketë gara. Stërvitjet vazhdojnë vetem boksierët që marin pjesë në kampionatin e juniorëve në Rumuni 19-31 korrik 2023, dhe në kampionatin e shkollarve në Slloveni 15-26…

Lexo më shumë >>

Donjeta Sadiku eliminohet nga Lojërat Evropiane

Donjeta Sadiku dha maksimumin, por nuk mjaftoi që të sigurojë medaljen dhe normën olimpike Paris 2024 në Lojërat Evropiane #Krakow2023. Boksierja jonë u mund nga medalistja e artë e Lojërave Olimpike Rio 2016, Estelle Mossely, kategoria -60 kg. Sadiku dominoi raundin e tretë, por ishte e pamjaftueshme, për shkak të dy raundeve të para, të cilat sipas gjyqtarëve i takuan francezes. Donjeta përfundoi e pesta në Lojërat Evropiane, ndërsa normën…

Lexo më shumë >>

Shpejtim Shabani ka përfunduar garimin në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Boksieri ynë, pësoi humbje nga lituanezi, Jonas Jazevicius, me ndërprerje nga gjyqtari, në 1/16 e finales së kategorisë +92kg. Në garë tek boksierët ka mbetur vetëm Donjeta Sadiku, e cila garon nesër për medalje dhe normë Olimpike Paris 2024.

Lexo më shumë >>

Donjeta Sadiku arrin në çerekfinale në Lojërat Evropiane

Donjeta Sadiku ka kaluar edhe pengesën e dytë në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023. Boksierja jonë ishte bindshëm më e mirë se sa zvicerania, Anna Jeni, kategoria -60 kg. Sadiku u kualifikua në çerekfinale dhe tani është një fitore larg sigurimit të medaljes dhe normës olimpike. Meçin e saj nga afër e ndjeki edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Lexo më shumë >>

Sadiku e Bajoku – gati për sfidat në Lojërat Evropiane

Boksierja Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku synojnë fitore në Lojërat Evropiane, që po mbahen në Krakow të Polonisë.  Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, tha se janë të përgatitur mirë për sfida shumë të forta që i presin nesër.  “Nesër me 26 qershor bokson në 60 kg Donjeta Sadiku kundër boksieres nga Zvicra, Julia Jenni Nna. Në 51 kg Bashkim Bajoku për kundërshtar ka francezin…

Lexo më shumë >>