Arritje madhështore. Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë. Boksierja jonë mundi Ëu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg. Sadiku do t’i sjell medaljen e parë botërore Kosovës nga sporti i boksit, grupmosha për seniore. I urojmë shumë fat dhe suksese në rrugën drejt medaljes së artë. Krenar me ty!
Donjeta kualifkohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror
Boksierja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, ka shënuar fitore të madhe në Kampionatin Botëror. Edhe një fitore me peshë të madhe që e afron drejt zonës së medaljes, në botërorin që po mbahet në Stamboll. Boksierja ka shënuar fitore në peshën lehtë, duke e mundur Jocelyne Tshamala të Kongos. Boksierja jonë kualifikohet në çerekfinale dhe me synime që të futet në gjysmëfinale.
Donjeta Sadiku e nis me fitore Kampionatin Botëror
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror të Boksit “Stamboll 2022”, duke shënuar fitore bindëse 5:0 ndaj japonezes, Ayska Taguchi, kategoria 57-60 kg. Donjeta boksoi sot në mbrëmje, ndërsa po garon në kategorinë deri 60 kilogramë. Përballë e kishte boksieren nga Japonia, Ayaka Taguchi. Donjeta ka dominuar plotësisht, ndërsa shkëlqeu sidomos në raundin e dytë. Ajo realizoi goditje të forta, ndërsa japonezja u gjend në nokdaun. Në xhiron…
Sadiku nesër nis garën në Kampionatin Botëror
Donjeta Sadiku do të nis nesër (e enjte) garën në Kampionatin Botëror të boksit për femra. Në xhiron e parë, Sadiku do të ndeshet me japonezen Taguchi Ayaka. “Donjeta është në formë të mirë dhe presim fitore. Nëse kalon xhiron e parë në gjiron e dytë do të pret fituesen e duelit në mes të boksieres nga Kenia dhe boksieres nga Republika Demokratike e Kongos”, thuhet në njoftimin e FboxK-së.
KAMPIONATI BOTËROR I BOKSIT PËR FEMRA STAMBOLL (TURQI)06-21 Maj 2022
Sot me 8 maj u hodh shorti i boksiereve të Kampionatit Botëror 60kg.Donjeta Sadiku që përfaqeson Kosovën, në gjiron e parë eliminatore do të boksoj kundër boksieres nga Japonia Taguchi Ayska.Selektori i boksiereve (Femrave) Faton Xhakli dhe trajnerja Mariola Sallauka janë të kënaqur me shortin dhe presin fitore nga Donjeta në gjiron e parë dhe të vazhdoj rrugen drejt medaljes pasi që Donjeta është në formë dhe ndihet shumë mirë.
Turneu Memorial i Boksit “Armend Trena & Malsor Dashi”
Klubi i boksit “Dardanët”Prishtinë në bashkëpunim me Federatën e boksit organizoi Turneun e dytë me radhë për nder të dy heronjëve “Armend Trena & Malsor Dashi” në Kaçanik sot me 07 Maj 2022 me fillin në ora 13:00. Gjthsejtë u zhvilluan 16 duele në kët turne te boksit morën pjesë boksierët nga klubet e Kosovës dhe klubi i boksit “Tirana” nga Shqipëria. Juria shpalli dhe boksierët më të mirë të…
KUVENDI I RREGULLT I PUNËS I FBOXK
Me 05 Maj Në Hotel “Sirius” në Prishtinë, Federata e Boksit e Kosovës mbajti Kuvendin e rregullt të punës.Kuvendi u përfaqësua nga gjithsejt 28 klube dhe 35 delegat nga 45 që numërojnë klubet plus 3 delegat nga tri shoqatat: Gjyqtarëve, trajnerëve dhe delegatëve, gjithsejt 38 delegat me të drejt vote.Present për të vëzhguar procesin e Kuvendit nga afër ishin Znj. Adelina Bacaj nga DSK dhe nënkryetari I KOK z. Gazmend…
Kampionati Botëror për femra Istambul ,Turkey 06-21Maj 2022
Donjeta Sadiku përfaqeson Kosovën në Kampionatin Botëror.Nga data 06-21 Maj në Stamboll (Turqi) mbahet Kampionati Botëror i femrave në boks, Kosova përfaqësohet me boksieren më të sukseshme të Kosoves në 60kg.Donjeta Sadiku.Në këtë kampionat marin pjesë 93 shtete nga mbarë bota.
Federata e boksit vazhdon me gara sipas kalendarit të garave 2022.
Klubi i boksit “Dardanët”Prishtinë organizon Turneun e dytë me radhë për nder të dy heronjëve “Armend Trena & Malsor Dashi” në Kaçanik me 07 Maj 2022 me fillin në ora 12:00.Peshimi i boksierëve nga ora 08:00 – 09:00.Drejtësinë e ndajnë:1.Agim Shala2.Fadil Bekteshi3.Safet Syla4.Fatlum Agushi5.Filip NueDelegat: Nadir Shllaku
Presidenti Krasniqi priti delegacionin e boksit, pas suksesit në Kampionatin Evropian të të Rinjve
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës ka pritur sot delegacionin e boksit pas suksesit të arritur në Kampionatin Evropian të të Rinjve (U-18), të mbajtur në Sofia të Bullgarisë, me ç’rast boksierët Taulant Jakupi dhe Donat Syla, fituan medaljet e bronzta. Të pranishëm në takim ishin edhe kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Enver Krasniqi, trajneri Faton Xhakli, dhe gjyqtari, Latif Demolli, i cili ndau drejtësinë në Evropian….