• Më 23-24 nëntor mbahet turneu ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari”
  • TURNEU TRADICIONAL I BOKSIT “XHAFER THAQI”
  • Turneu memorial i boksit “Xhafer Thaqi”
  • Kosova me 4 boksierë-re në Kampionatin Botëror U18 Youth (Të rinjë) për djem e vajza
  • Kampionatit Evropian U23 Sofia (Bullgari)

Kosova do t’ia mësyjë me tetë boksierë Evropianit të Beogradit

Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se do të marrë pjesë me tetë boksierë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Beograd të Serbisë. Kjo ngjarje do të zhvillohet nga data 15 prill deri më 29 prill të këtij viti. Ndërkohë, para nisjes së turneut, Federata e Boksit i ka dërguar letër Federatës Ndërkombëtare të Boksit, Federatës Evropiane dhe asaj të Serbisë që të zbatohen masat dhe udhëzimet…

Read More >>

Turneu ndërkombëtar i boksit “Epopeja e Dukagjinit”

Në nderim të ”EPOPËS SË DUKAGJINIT” edhe këtë vit Klubi i boksit “A.P.Peja” Pejë organizoj turneun e boksit në nderim të 25 vjetorit të ditës së fillimit të luftës së UÇK-së në Dukagjin. Në kët turne u zhvilluan 8 duele u tregua boks i mirë dhe cilsor, disa duele u dalluan me boks luftarak që ngriti në këmbë publikun e pranishëm në palestren e Sportit “ Karagaq”- Pejë. Ishte një…

Read More >>

Ministri Çeku ka pritur sot në takim boksieren Donjeta Sadiku e cila u kualifikua në Lojërat Olimpike.

Ministri Çeku ka pritur sot në takim boksieren Donjeta Sadiku e cila u kualifikua në Lojërat Olimpike. Diskutuan për ndeshjet dhe rrugëtimin e saj për të fituar normën olimpike, emocionet e ndeshjes së fundit e gjithashtu përgaditjet për pjesëmarrjen në ndeshjet e radhës që do të jenë intensive. Ministri Çeku i siguroj Donjetën dhe ekipin e saj për mbështetje të plotë në përgatitjet për Lojërat Olimpike Paris 2024. Të pranishëm…

Read More >>

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi priti Donjeta Sadikun

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), kryetarin Enver Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm, Latif Demolli, boksieren Donjeta Sadiku dhe trajneren e saj, Marjolla Sallauka, pas fitimit të normës olimpike Paris 2024. Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO Paris 2024, pas katër luftërave të fituara në turneun botëror kualifikues të mbajtur në Busto Arsizio të Italisë….

Read More >>

Shpetim Bajoku nuk arriti të vazhdojë rrugëtimin drejt normës olimpike Paris 2024

Shpetim Bajoku nuk arriti të vazhdojë rrugëtimin drejt normës olimpike Paris 2024 në turneun botëror kualifikues të boksit, që po mbahet në Arsizio të Italisë. Bajoku pësoi humbje nga kampioni i botës 2023, Ruslan Abdullayev i Uzbekistanit, në rrethin e tretë të kategorisë -63.5 kg. Shpetimi do të ketë edhe një rast, në turneun e dytë botëror kualifikues, që mbahet në Bangkok të Tajlandës në muajin maj. I urojmë fat…

Read More >>

Sadiku siguron “vizën” për në Lojërat Olimpike Paris 2024

Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës. Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024. Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO PARIS 2024. Urime Donjetës për mundin dhe sakrificën e deritashme për ta ndjekur ëndrrën për medalje olimpike.

Read More >>

Bajoku e mposht boksierin nga Kirgistan, i duhen edhe dy fitore për të marrë pjesë në LO “Paris 2024”

Edhe Shpetim Bajoku e ka nisur mbarë turneun kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024, që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë. Bajoku, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa sonte mundi garuesin nga Kirgistani, Imamnazariv Mirzokhid, kategoria -63.5 kg. Shpetimit i duhen edhe dy fitore për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, që nënkupton kualifikimin në LO Paris 2024. I urojmë fat dhe suksese Bajokut. FORCA SHPETO

Read More >>

Sadiku një fitore larg normës olimpike

Donjeta Sadiku ka fituar edhe luftën e tretë në turneun botëror kualifikues të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024. Boksierja kosovare mundi gjermanen Felicitas Ganglbauer, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Donjetës tani i duhet vetëm edhe një fitore për ta siguruar normën olimpike Paris 2024.

Read More >>

Sadiku e mposht boksieren greke, i duhen edhe dy fitore për të marrë pjesë në LO “Paris 2024”

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, është kualifikuar në çerekfinale të turneut kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Sadiku në çerekfinale e ka mposhtur sportisten greke, Christina Linardatou në kategorinë -60 kilogram. Asaj i duhen edhe dy fitore për ta siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Read More >>

Tre boksierë kërkojn normën olimpike Paris 2024 në turneun kualifikues botëror

Tre boksierët tanë, Donjeta Sadiku dhe vëllezërit Shpetim e Bashkim Bajoku, ndodhen në Arsizio të Italisë, ku prej nesër e deri më 11 mars mbahet turneu i parë kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024. Boksierët tanë do të kërkojnë normën olimpike, të parën ndonjëherë për sportin e boksit në Kosovë. Për ta fituar biletën, Sadikut, që garon në kategorinë -60 kg, i duhet të përfundojë në njërën nga tri…

Read More >>