Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) ka filluar të gjitha përgatitjet për turneun tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”. Ky turne do të jetë i 25-ti me radhë dhe do të mbahet më 4 dhe 5 nëntor në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë boksierë nga Kosova, Bullgaria, Polonia, Suedia, Austria, Zvicra, Sllovakia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut. Garat zhvillohen:E Shtunë 04…
Bajoku penalizohet për në gjysmëfinalen e EUBC Cup 2023
Bajoku u mposht nga boksieri slloven, Petric Nejc, edhe pse me goditje precize e dërmoi atë. Bajoku në fund me pikë të gjyqtarëve 3:2 ishte fitues, por as kjo nuk ishte e mjaftueshme për boksierin tonë. Në këtë garë, te rezultati 3:2 në të gjitha duelet gjyqtarët po vendosin dy mbikëqyrës të gjyqtarëve, të cilët vendosën pikët 4:3 në favor të Nejc, i cili në fund edhe shpallet. Bajoku fiton…
Fitore e Shpëtim Bajokut në Budvë
Boksieri i kombëtares së Kosovës, Shpëtim Bajoku ka treguar vlerat e tij dha ka rritur fitore të madhe ndaj sllovakut Adolf Stanek. “Fitore e Shpëtim Bajokut në EUBC Cup 2023 në Budva të Malit të Zi. Sot me 10 tetor në ring u paraqiten vëllezërit Bajoku. 54 kg Bashkim Bajoku kundër boksierit nga Sllovakia Tibor Katoni i cili pësoi humbje. 67 kg Shpëtim Bajoku kundër boksierit po ashtu nga Sllovakia…
Zëvendësministrja Daulina Osmani sot priti në takim Presidentin e Federatës Evropiane të Boksit, Ioannis Filippatos.
Biseduan për arritjet e boksit kosovar ndër vite si dhe për përgatitjet e ekipit tonë për Lojërat Olimpike, Paris 2024. Gjatë takimit u diskutua rreth sfidave aktuale në të cilat është duke kaluar boksi në nivel ndërkombëtar, si dhe shtjelluan mundësitë reale të bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejmë të boksit në vend. Gjithashtu u diskutua rreth barrierave me të cilat përballet boksi kosovar për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare. Theks i…
Presidenti i EUBC-së, Iannis Filippatos, vizitoi Kosovën, premton përkrahje për FBoxK-në
Me ftesë të Federatës së Boksit të Kosovës, Presidenti i Unionit Evropian të Boksit (EUBC), Ioannis Filippatos, ka qëndruar sot në Kosovë, me ç’rast është pritur nga drejtuesit e FBoxK-së, kryetari Enver Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Latif Demolli. Të tre këta kanë zhvilluar edhe një konferencë për media, ku presidenti Filippatos, falënderoi FBoxK-në për mikpritjen e ngrohtë, derisa premtoi përkrahje për boksierët tanë. I pari i boksit Evropian theksoi…
Kosova me dy boksierë në EUBC Cup
Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se do të paraqitet me dy boksierë në “EUBC Cup”, që po mbahet në Budva të Malit të Zi. Boksierët, Bashkim Bajoku (kategoria deri në 54 kilogramë) dhe Shpetim Bajoku (kategoria deri në 67 kilogramë) do të përfaqësojnë Kosovën në këtë garë Ushtruesi i detyrës së selektorit, Musli Zymberi ka paraqitur vetëm këta dy boksierë me përvojë…
Donjeta Sadiku Kampione e Ballkanit medalja e artë dhe kupa boksierja më e mirë në konkurencen e femrave.
Kosova me 5 medalje nga Kampionati Ballkanik Albena 2023. Sot në finale të Kampionatit Ballkanik në Albena të Bullgarisë në ring për titullin të Kampiones Ballkanike u paraqit Donjeta Sadiku kundër boksieres nga Ukrania Dovgal Tetiana. Donjeta bëri boks të mirë gjatë tre raundave dhe shpesh e solli në gjendje të palakmueshme kundërshtaren dhe në raundin e dyt e solli në nokdaun, dhe me rezultat unanim u shpall fituese dhe…
Bajoku e Behrami gati për sfidën e nesërme
Boksierët e Kosovës janë në formë të mirë dhe me padurim presin përballjet e nesërme në Kampionatin Ballkanik – “Albena 2023”. “Bajoku e Behrami gati për sfidën e nesërme. Nesër me 30 shtator në ring paraqiten 67 kg Shpëtim Bajoku ndaj boksierit nga Ukraina Mykhalushko Yaroslav. Në 71 kg Patriot Behrami përballet me boksierin nga Rumunia Tiu Dorulet. Duelet fillojnë nga ora 15:00. me kohën e Bullgarisë.
Bajoku e Jakupi gati për sfidën e nesërme
Boksierët e Kosovës synojnë fitore në Kampionatin Ballkanik, që po mbahet në Albena të Bullgarisë. Nesër me 28 shtator në ring paraqiten 54 kg Bashkim Bajoku bokson kundër bullgarit Jasen Radev. 86 kg Taulant Jakupi përballet me boksierin nga Ukraina Bogdan Tolmachov. Duelet fillojnë nga ora 15:00. me kohën e Bullgarisë
Fitore me shumë vlerë, Bajoku “shkatërron” boksierin e Serbisë
Shpetim Bajoku ka qenë bindës përballë boksierit të Serbisë, Semir Aliçiq, në Kampionatin Ballkanik që ka nisur të mërkurën. Bajoku ishte më i mirë në tre raundet, në luftën e kategorisë deri 67 kilogramë. Pasi gjyqtari i ringut shpalli Bajokun fitues, boksieri serb bëri veprim antisportiv. Ai nuk ia zgjati dorën boksierit të Kosovës. Ballkaniku po mbahet në Albena të Bullgarisë. Bajoku e pati mposhtur serbin në qershor në një…