Biseduan për arritjet e boksit kosovar ndër vite si dhe për përgatitjet e ekipit tonë për Lojërat Olimpike, Paris 2024. Gjatë takimit u diskutua rreth sfidave aktuale në të cilat është duke kaluar boksi në nivel ndërkombëtar, si dhe shtjelluan mundësitë reale të bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejmë të boksit në vend. Gjithashtu u diskutua rreth barrierave me të cilat përballet boksi kosovar për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare. Theks i…
Presidenti i EUBC-së, Iannis Filippatos, vizitoi Kosovën, premton përkrahje për FBoxK-në
Me ftesë të Federatës së Boksit të Kosovës, Presidenti i Unionit Evropian të Boksit (EUBC), Ioannis Filippatos, ka qëndruar sot në Kosovë, me ç’rast është pritur nga drejtuesit e FBoxK-së, kryetari Enver Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Latif Demolli. Të tre këta kanë zhvilluar edhe një konferencë për media, ku presidenti Filippatos, falënderoi FBoxK-në për mikpritjen e ngrohtë, derisa premtoi përkrahje për boksierët tanë. I pari i boksit Evropian theksoi…
Kosova me dy boksierë në EUBC Cup
Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se do të paraqitet me dy boksierë në “EUBC Cup”, që po mbahet në Budva të Malit të Zi. Boksierët, Bashkim Bajoku (kategoria deri në 54 kilogramë) dhe Shpetim Bajoku (kategoria deri në 67 kilogramë) do të përfaqësojnë Kosovën në këtë garë Ushtruesi i detyrës së selektorit, Musli Zymberi ka paraqitur vetëm këta dy boksierë me përvojë…
Donjeta Sadiku Kampione e Ballkanit medalja e artë dhe kupa boksierja më e mirë në konkurencen e femrave.
Kosova me 5 medalje nga Kampionati Ballkanik Albena 2023. Sot në finale të Kampionatit Ballkanik në Albena të Bullgarisë në ring për titullin të Kampiones Ballkanike u paraqit Donjeta Sadiku kundër boksieres nga Ukrania Dovgal Tetiana. Donjeta bëri boks të mirë gjatë tre raundave dhe shpesh e solli në gjendje të palakmueshme kundërshtaren dhe në raundin e dyt e solli në nokdaun, dhe me rezultat unanim u shpall fituese dhe…
Bajoku e Behrami gati për sfidën e nesërme
Boksierët e Kosovës janë në formë të mirë dhe me padurim presin përballjet e nesërme në Kampionatin Ballkanik – “Albena 2023”. “Bajoku e Behrami gati për sfidën e nesërme. Nesër me 30 shtator në ring paraqiten 67 kg Shpëtim Bajoku ndaj boksierit nga Ukraina Mykhalushko Yaroslav. Në 71 kg Patriot Behrami përballet me boksierin nga Rumunia Tiu Dorulet. Duelet fillojnë nga ora 15:00. me kohën e Bullgarisë.
Bajoku e Jakupi gati për sfidën e nesërme
Boksierët e Kosovës synojnë fitore në Kampionatin Ballkanik, që po mbahet në Albena të Bullgarisë. Nesër me 28 shtator në ring paraqiten 54 kg Bashkim Bajoku bokson kundër bullgarit Jasen Radev. 86 kg Taulant Jakupi përballet me boksierin nga Ukraina Bogdan Tolmachov. Duelet fillojnë nga ora 15:00. me kohën e Bullgarisë
Fitore me shumë vlerë, Bajoku “shkatërron” boksierin e Serbisë
Shpetim Bajoku ka qenë bindës përballë boksierit të Serbisë, Semir Aliçiq, në Kampionatin Ballkanik që ka nisur të mërkurën. Bajoku ishte më i mirë në tre raundet, në luftën e kategorisë deri 67 kilogramë. Pasi gjyqtari i ringut shpalli Bajokun fitues, boksieri serb bëri veprim antisportiv. Ai nuk ia zgjati dorën boksierit të Kosovës. Ballkaniku po mbahet në Albena të Bullgarisë. Bajoku e pati mposhtur serbin në qershor në një…
Murati ndalet në luftën e parë në Ballkanik
Boksieri i Kosovës, Laurit Murati ka pësuar disfatë në luftën e parë në Kampionatin Ballkanik që ka nisur të mërkurën në Albena të Bullgarisë. Murati i kategorisë 60 kilogramë pësoi disfatë nga boksieri rumun, Iulian Barsnescu.
FEDERATA E BOKSIT E KOSOVËS VAZHDON ME GARA SIPAS KALENDARIT TË GARAVE 2023
KLUBI I BOKSIT “DUKAGJINI” KLINË ORGANIZON TURNEUN NDERKOMBËTAR TË BOKSIT KUSHTUAR DËSHMORËVE “SYLË,IDRIZ.MILAZIM BALAJ” ME 01.Tetor 2023 Pjesa vjeshtore e garave fillon me turneun memorial ndërkombëtar kushtuar dëshmorëve “Sylë, Idriz, Milazim Balaj” që e organizon klubi i boksit “Dukagjini” Klinë me 01.Tetor 2023, në Palestren e Sporteve “Adem Jashari”në Klinë me fillim në ora 13:00. Drejtori i klubit Hajdin Balaj ka ftuar boksierët nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi,…
Kosova fitoi 9 medalje në Turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahović -Talijan”Sarajevo 06-10.09.2023
Sot në finale të seniorëve boksoi 54kg.Bashkim Bajoku i cili mundi me ndërprerje në raundin e 3 boksierin nga Bosna e Hercegovina Vranjes Leon dhe fitoi medaljen e artë, në 86kg. Taulant Jakupi korri fitore bindëse kunder boksierit nga Serbia Bojan Stanojlović. Kosova fitoi 9 medale: 4 medalje të arta Bashkim Bajoku,Taulant Jakupi për senior dhe Lumturim Zxhoxhaj, Donat Syla për të rinjë U18. 1 medalje të argjentë Rexhep Morina….